Hungaria heq maskat në ambiente të hapura

16:19 21/05/2021

Pritet shfuqizimi i shtetrrethimit me arritjen e 5 milionë vaksinimeve

Hungaria i bashkohet vendeve europiane, që lehtësojnë në mënyrë drastike masat kundër pandemisë. Nga kjo fundjavë, qeveria parashikon heqjen e maskave në ambiente të hapura e po ashtu shfuqizimin e gjendjes së shtetrrethimit gjatë orëve të natës.

Kryeministri Viktor Orban shpalli fundin e valës së tretë të infektimit. Sipas tij, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe reduktimi i masave përkon edhe me arritjen e objektivit për vaksinimin e 5 milionë qytetarëve me të paktën një dozë.

Shifra prej 5 milionë të vaksinuarish ose 50% e popullsisë përllogaritet të arrihet pikërisht këtë fundjavë. Shumica e bizneseve, baret, restorantet, teatrot, palestrat sportive e të tjerë janë hapur.

Hungaria ka ritmet më të larta të vaksinimit në Europë dhe këtë e ka arritur falë përdorimit masiv të vaksinave kineze dhe ruses Sputnik V.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *