Hungaria i vetmi vend jashtë kontratës së re të BE-së për vaksinat Pfizer/BioNTech

Hungaria, duke e konsideruar veten mjaftueshëm të armatosur kundër Covid-19 falë vaksinave ruse dhe kineze, nuk do të bashkohet me kontratën e re të lidhur nga Brukseli me Pfizer/BioNTech, duke e veçuar edhe një herë veten nga partnerët e saj europianë.

“Ne nuk dëshirojmë të marrim pjesë në procedurën e re europiane për blerjen e përbashkët të vaksinave”, deklaroi sot në një konferencë javore për shtyp Gergely Gulyas, kreu i zyrës së kryeministrit sovranist Viktor Orban.

Ai shpjegoi se vendi, që ka administruar tashmë të paktën një dozë në gjysmën e popullsisë prej 9,8 milionë banorësh, dispononte mjaftueshëm rezerva.

“Nëse ne do të duhet të vaksinojmë sërish popullsinë në vjeshtë, Hungaria do të jetë e gatshme”, theksoi zyrtari hungarez.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi më 8 maj një kontratë të re me gjigantin amerikan Pfizer dhe laboratorin gjerman, BioNTech, në emër të 27 vendeve.

Vendi përdor gjithashtu katër vaksinat që janë miratuar (Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson)//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *