Hungaria iu thotë lamtumirë maskave, hiqet shumica e kufizimeve, Orban: Mundëm valën e tretë të pandemisë

Hungaria do të heqë shumicën e kufizimeve ndaj pandemisë, duke përfshirë masën e izolimit gjatë orëve të natës, sapo që numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milionë këtë fundjavë, tha të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Orban i tha radios shtetërore se nuk do të ketë më nevojë që banorët të mbajnë maskat në ambiente të hapura. “Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë”, tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t’i thënë “lamtumirë maskave” në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinën Sputnik të Rusisë dhe ato kineze. Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Shumica e bizneseve tashmë janë hapur, duke përfshirë hotelet, restorantet pastaj teatrot, kinematë, palestrat dhe vendet tjera sportive. Vitin e kaluar ekonomia e këtij vendi u tkurr për 5 për qind. Kryeministri Orban ka thënë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë më e lartë se parashikimi aktual i qeverisë prej 4.3 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *