“Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë”/ Viktor Orban zbardh takimin me Ramën: Lufta politike është shumë e fortë, me debate dhe…






Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Hungarisë, Viktor Orban kanë dhënë një deklaratë për mediat, duke zbardhur kështu temat e diskutimit mes tyre.

Orban në fjalën e tij teksa uroi kryeministrin Rama për fitoren e tretë, u shpreh se lufta politike është shumë e fortë, me debate dhe e gjallë.

Orban u ndal edhe te integrimi i Shqipërisë në BE, ndersa u shpreh se Hungaria është e përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

“Dua t’ju prezantoj Kryeministrin e Shqipërisë, i cili është një mik i madh i Hungarisë prej shumë kohësh tashmë, kemi nisur bashkëpunimin që prej shumë viteve më parë. Vizita e tij është një vlerësim i madh për Hungarinë, duke qenë se është kryeministër që ka fituar tre herë, njëra pas tjetrës, zgjedhjet. Tre zgjidhjeje të njëpasnjëshme është diçka e jashtëzakonshme në politikën europiane, sidomos nëse lufta politike është e fortë dhe në demokraci të gjalla si ajo e Shqipërisë dhe e Hungarisë, lufta politike është shumë e fortë, me debate dhe e gjallë. Kështu që dua të të përgëzoj Zoti Kryeministër, për suksesin dhe fitoren tuaj.

Çështjet që kemi diskutuar sot, së pari, është bashkëpunimi politik midis dy vendeve. Po i afrohemi 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe duam ta festojmë bukur dhe ta kemi një jubile politik, të rrethuar me kulturë. Ramë dakord që nuk ka dallime madhore në politikën e jashtme midis dy vendeve.

Ajo çfarë është më e rëndësishmja është çështja kryesore që është zgjerimi i Bashkimit Europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë. Ne hungarezët ,jo vetëm jemi mbështetës, por jemi mjaft të angazhuar e të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, jo vetëm sepse kjo motivohet nga simpatia jonë, por sepse motivohet dhe nga interesi ynë. Jemi të bindur që pa ofruar mundësi anëtarësimi për këtë pjesë të kontinentit europian, nuk mund të stabilizohemi, qoftë sa i takon ekonomisë, por dhe aspektit politik në atë pjesë. Pra, Shqipëria do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tonë europiane.

Ky ishte kuadri i takimit. Do të doja të theksoja edhe një herë, që është mesazh politik sot, që Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur, pa parakushte të tjera dhe Hungaria do të bëjë maksimumin”, u shpreh Orban.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *