Hungaria miraton ligjin anti-LGBT

21:00 07/07/2021

Ursula von der Leyen i bën thirrje ta shfuqizojë

Partia nacionaliste në pushtet e Hungarisë ka miratuar ligjin që ndalon përmbajtjen në lëndët mësimore apo edhe reklamat që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit.

[embedded content]

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka paralajmëruar Hungarinë që t’a shfuqizojë menjëherë këtë ligj pasi do të përballen me forcën e plotë të ligjit të BE. Hapa të tillë mund të nënkuptojnë ndëshkim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe ngrirjen e fondeve të BE për Budapestin.

Von der Leyen është shprehur se BE nuk do të qëndrojë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten zona të lira nga LGBTQ. Ajo është shprehur se Evropa kurrë nuk do të lejojë që kjo pjesë e shoqërisë të stigmatizohet. Kritikët e shohin atë si sulm mbi të drejtat e komunitetit LGBTQI.

Legjislacioni i prezantuar nga Kryeministri hungarez Victor Orban u kritikua ashpër nga udhëheqësit e BE në një samit muajin e kaluar, me kryeministrin holandez, Mark Rutte, që i bëri thirrje Budapestit të respektojë vlerat e BE të tolerancës ose të largohet nga blloku i 27 vendeve. Orban, i cili ka qenë kryeministër i Hungarisë që nga viti 2010 është bërë më konservator dhe luftarak në promovimin e atyre që ai thotë se janë vlera tradicionale katolike nën presionin e Perëndimit liberal.

Kujtojmë se qeveria spanjolle miratoi muajin e kaluar projektligjin për të lejuar këdo mbi moshën 14 vjeç të ndryshojë gjininë ligjërisht pa një diagnozë mjekësore ose terapi hormonale, vendi i parë i madh i BE që e bëri këtë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.