Hungaria miraton përdorimin e vaksinës së re të Kinës ‘CanSino Biologics’

Autoritetet hungareze kanë miratuar për përdorim emergjent vaksinës e Kinës kundër COVID-19, CanSino Biologics.

Hungaria është bërë vendi i parë anëtar i Bashkimit Evropian që e miraton këtë vaksinë. Ky vend ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit i Hungarisë (OGYEI) gjithashtu miratoi për përdorim CoviShield, versioni indian i vaksinës AstraZeneca, tha shefja e Qendrës Kombëtare për Shëndet Publik të Hungarisë, Cecilia Muller. “Ne jemi në një garë me kohën. Do të kërkojmë në të gjitha anët e botës për sa më shumë doza të vaksinave të duhura, efikase dhe të sigurta”, tha ajo.

Nëse të dyja vaksinat miratohen gjithashtu për përdorim masiv nga Qendra Kombëtare e Shëndetit, Hungaria, do të sigurojë shtatë burime nga të cilat mund të sigurojë vaksina. Ky vend tashmë po përdorë vaksinën e Kinës, atë të Rusisë si dhe vaksinat e vendeve perëndimore. Hungaria po shënon rritje rekorde të shtrimeve në spital. Rritja e numrit të të infektuarve përbën sfidë për kryeministrin e krahut të djathtë, Viktor Orban, i cili u zotua të lehtësojë masat e ashpra të bllokimit pasi numri i të vaksinuarve të arrijë në 2.5 milionë, ose 25 për qind e popullsisë së Hungarisë.

Deri më tani vetëm 16 për qind e popullsisë, ose 1.59 milionë njerëz, kishin marrë dozën e parë të vaksinës, njoftoi zyrtarja shëndetësore, Cecilia Muller.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *