Hunter Biden do të pranojë fajësinë për disa akuza

hunter biden do te pranoje fajesine per disa akuza

hunter biden do te pranoje fajesine per disa akuza

08:27 21/06/2023

Djali i Presidentit të SHBA ka arritur një marrëveshje me Prokurorinë për të shmangur dënimin me burg

Hunter Biden, djali i Presidentit amerikan, Joe Biden, ka rënë dakord të pranojë fajësinë për dy shkelje tatimore, si dhe të pranojë se e ka poseduar një armë në mënyrë të paligjshme gjatë kohës që përdorte drogë.

Sipas një dokumenti të paraqitur në Gjykatën e Delauerit, ai ka arritur një marrëveshje mbi akuzat e ngritura nga nje prokuror federal.

Si pjesë e marrëveshjes Hunter Biden do të deklarohet fajtor për kundërvajtje tatimore dhe pritet të arrijë një marrëveshje me prokurorët për akuzën penale të mbajtjes së paligjshme të një arme zjarri si dhe përdorim droge.

Me anë të kësaj marrëveshje djali i presidentit amerikan shmang një dënim të mundshëm me burg nga ana e gjykatës federale. Megjithatë, marrëveshja e propozuar nga prokurori federal duhet të miratohet edhe nga gjykata.

Hunter Biden, 53 vjeç, ka punuar më parë si avokat dhe lobist në Kinë dhe Ukrainë. Ai është liruar nga marina amerikane më 2014, pasi ka rezultuar pozitiv në testet për kokainë.

Lajmi vjen ndërsa republikanët e Kongresit po kryejnë hetimet e tyre në pothuajse çdo aspekt të marrëdhënieve të biznesit të djalit të Presidentit Biden, përfshirë pagesat e kryera jashtë vendit dhe aspekte të tjera të financave të tij.

Prej kohesh Presidenti Biden është përballur me pyetje në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij dhe varësinë nga droga.

Ky zhvillim vjen gjithashtu disa ditë pas ngritjes së një padie federale kundër ish-Presidentit Donald Trump për mbajtje të qëllimtë dhe të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts