Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

08:34 21/05/2021

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Egjiptit

Hyri në fuqi gjatë natës armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, duke ndalur luftën 11 ditore që shkaktoi vdekjen e mbi 240 njerëzve, shkatërrim të gjerë në Rripin e Gazës dhe bllokoi aktivitetet në pjesën më të madhe të Izraelit.

Ndërsa armëpushimi hyri në fuqi, jeta u kthye në rrugët e Gazës. Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë persona të tjerë qëlluan me armë në ajër, duke festuar marrëveshjen.

Armëpushimi u përshëndet edhe nga Presidenti amerikan Joe Biden, i cili falenderoi qeverinë e Egjiptit për rolin vendimtar në arritjen e marrëveshjes. Presidenti Joe Biden tha të enjten se ai sheh një “mundësi të mirëfilltë” drejt qëllimit më të madh për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu tha se Shtëpia e Bardhë ishte angazhuar intensivisht për të ndalur gjakderdhjen. “Unë besoj se palestinezët dhe izraelitët meritojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt dhe në siguri, të gëzojnë masë të barabartë të lirisë, begatisë dhe demokracisë“, tha Presidenti Biden.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *