Hynë në listën e PD, aleatët e opozitës mbeten pa para! KQZ miraton tre vendime për zgjedhjet e 25 prillit: Gjobiten 106 subjekte








Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot tre vendime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 25 prillit. Vendimi i parë ka të bëjë me përcaktimin e vlerës në para të një vote, prej 85 lekësh.

celibashi

Po ashtu KQZ ka vendosur të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhor për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Këtu përfshihen partitë aleatët e opozitës, që hynë në koalicion me PD.

Ndërsa vendimi i tretë i miratuar në KQZ  ka të bëjë me vendosjen e gjobës prej 1 milion lekë për partitë politike që nuk kanë dorëzuar raporton vjetor financiar, 106 parti. Ndërsa për 4 parti politike u mor vendimi që të gjobiten me 50 mijë lekë që e kanë dorëzuar raportin jashtë afatit të përcaktuar.

Për të gjitha këto vendime, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se mund të ankimohet brenda 3 ditëve.

Diskutimet në KQZ

Ylli Merkaj: Pas shpalljes së rezultateve, Kqz ka detyurimin të përcaktojë vlerën në para të një vote të vlefshme. KQZ brenda 10 ditëve nga nxjerra e rezultatit përcakton vlerën e votës, duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar me numrin e votave të grumbulluara nga partitë politikë, pjesëmarrëse në zgjedhje që ka marrë jo më pak se 1 % të votave. Partitë që kanë fituar jo më pak se një % të votave janë: PS, LSI, PD-AN dhe PSD. Para hyrjes në fuqi të këtij ligji fondi përcaktohet se do të jetë dy herë më i madh se fondi i alokuar në 2017. Në 2017 fondi ka qenë 65 milion, dyfishi është 130 milion lekë. Pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin total të votave të vlefshme të partive që kanë marrë jo më pak se 1% është 84.78 lekë, ose 85. Pra vota e vlefshme është 85 lekë.

Përfaqësuesi i partive: Është në harmoni me ligjin nuk kemi kundërshtim.

Ilirjan Celibashi: KQZ vendosi se vlera në para e një vote të vlefshme është 85 lekë.

KOMPENSIMET FINANCIARE

Ylli Merkaj: Partitë që kanë përfituar fonde paradhënie janë PS, PD, LSI, BD, PSD, PR, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar , PDIU, FRD, Partia Demokristiane. Partitë që nuk kanë marrë fonde paradhënie dhe që kanë marrë mandate janë: PAA, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe PBDNJ. Nga PA, pjesë e koalicionit PD-AN pretendohet se sipas numrit të votave dhe mandatit i takon të marrë kompensim pas zgjedhor.

Duke qenë se numri i votave të vlefshme për këto parti është më i vogël se 1%, ato nuk përfitojnë kompensim financiar.

Celibashi: Partitë politike që kanë qenë të regjistruara kanë përfituar fonde para zgjedhjeve. Janë 10 parti: PS, PD, LSI, BD, PSD, PR, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PDIU, FRD, Partia Demokristiane. Ju keni bërë llogaritjen e 1%. NJë përqindëshi është 15781 vota. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet do të duhet të kalojë këtë 1%. Nga partitë që nuk kanë përfituar fonde janë tre. PAA, Partia Lëvizja e Legalitet dhe PBDNJ. Këto parti që të kompensohen duhet të kalonin 1%, por nuk e kanë kaluar dhe për këtë arsye nuk mund të kompensohen.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *