Hyri brenda perimetrit të Kuvendit, protestuesja e “5 majit” takon Berishën: Si do zgjidhet situata jonë? Ish-kryeministri: Duhet ndërhyrë në ligj, ja çfarë propozojmë








Një banore e zonës së “5 majit”, e cila ishte e pranishme në protestën e zhvilluar përpara Parlamentit, kërkonte një takim me ish-kryeministrin Berisha.

saliberishaprotestuesja

Ajo arriti të takojë Berishën ku i shpjegoi problematikën me prishjen e banesave në këtë zonë. Banorja i kërkoi ndihmë ish-kryeministrit.

Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se sjellja e qeverisë ndaj banorëve të kësaj zone, është ç’njerëzore dhe korruptive.

Ish-kryeministri tha se do të propozoj ndërhyrjen në ligjin për pronat.

Banorja: Jam banore e 5 majit. Kemi kërkuar që vjet në shkurt të takohemi me Veliajn, kërkuar opozitën e asaj kohe. Ju dëgjuam në Kuvend sot, edhe donim me patjketër tju takonim. Më 22 shkurt, kemi firmosur. Jemi në dëshpërim. Kush do na mbrojë. Si mund të firmosim një aktmarrëveshje.

Berisha: Unë e kam denoncuar shumë herë si një akt ç’njerëzor, korruptiv qëndrimin ndaj jush. Pa përjashtim ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligjii posedimit në mirëbesim. Akti është të agjësohet ligji këtu sepse janë përfaqësuesit e niveleve të këtij parlamenti, është Salillari dhe Kapllan pallati ata që ndërtojnë kulla aty nga 30 kate dhe nuk pranojnë tu japin juve 10 % të sipërfaqes që ju takon. Ky 10 % është më i ulëti pronarëve nga çdo kompani ndërtimi që zhvillon një zonë. Juve nuk u jipet kjo pasi përqindjen që ju takon juve, jua japin Veliajt, Ramës dhe Bashës. Kam admirimin më të madh për qëndresën tuaj. Po përgatisim një ndërhyrje për ta paraqitur, çka këta do e kundërshtojmë. Anulimin e ligjit të vitit 2016 i cili për t’i çelur rrugën dhunës kundër qytetarëve, ka nxjerrë përpara procesin e urbanizimit përpara legalizimit. Ju jeni përfitues të ligjit përpara këtij. Pra kjo është. Thirrja jonë është të mobilizojmë qytetarët e Tiranës, të ngrihen në mbështetjen tuaj. Priotesta jua nuk është vetëm për shtëpitë, por një e drejtë që u thyhet familjeve. Banorët e Laprakës, 5 majit dhe Paskuqanit janë viktima të vjedhjeve qeveritare” – tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.