Hyri në garë për të sfiduar Partinë Demokratike, pas dështimit drastik në zgjedhje Jozefina Topalli merr një tjetër vendim: Nuk ia dolëm!



Krijoi rishtas një parti para zgjedhjeve e quajtur “Lëvizja për Ndryshim”, por rezultati i votimeve të 25 prillit ishte dramatik për Jozefina Topallin.

topalli jozefina

Ajo nuk arriti të merrte as vetë mandatin në Qarkun e Shkodrës nga ku besonte se kishte mbështetje, duke siguruar vetëm 598 vota, ndërsa Partia siguroi vetëm 1389 vota.

Së fundmi, Topalli në një postim në Facebook thotë se jep dorëheqjen nga partia që drejtoi vetëm pak muaj.

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje. Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve  qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare”- shkruan ajo.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *