Hyrja në “shtëpi” është çështje ditësh te Partizani, shtrohet fusha e stadiumit








Prej vitesh Partizani është në pritje të ndërtimit të “shtëpisë” së re dhe duket se më në fund skuadra do të mund të vrapojë e të gjuajë topin në kompleksin e ri privat të klubit në zonën e Tufinës.

partizani

Burime brenda klubit të kuq bëjnë me dije se aktualisht është drejt fundit procesi i shtrimit të fushës dhe në harkun e disa ditëve, të ndihmuar edhe nga moti me diell që pritet në vijim, lojtarët do të nisin stërvitjen në kompleksin e ri. Aktualisht po punohet vetëm me fushën e stadiumit, e cila aktualisht do të jetë e gatshme vetëm për stërvitje dhe jo për ndeshje, siç është parashikuar të përdoret ky impiant.

Ky është pa dyshim një lajm shumë i mirë për të kuqtë, të cilët prej disa vitesh stërviten në fusha private, që kanë qenë me bar artificial. Kjo ndikon drejtpërdrejt në paraqitjen e ekipit në fushën e lojës, por pa dyshim ky faktor është edhe një nga shkaqet e dëmtimeve të shumta që skuadra ka pasur këtë sezon. Fusha e impiantit të ri është hibride, e përbërë me përqindjen më të madhe nga bari natyral, i ndërthurur me atë artificial. Në vijim do të nisë edhe funksionimi i ambienteve të tjera të kompleksit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *