Hyrje në SHBA vetëm për të vaksinuarit?

13:38 05/08/2021

Plani i Biden për të frenuar përhapjen e variantit “Delta”

Administrata amerikane po shqyrton mundësinë e ndalimit të hyrjes në vend të të huajve të pavaksinuar. Burime pranë Shtëpisë së Bardhë thonë se presidenti Biden ka ngarkuar me detyrë një grup agjencish, që po punojnë për hartimin e një rregulloreje që gradualisht do t’u kërkojë të gjithë udhëtarëve të huaj, shtetas jo amerikanë, dëshminë e vaksinimit për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Aktualisht hyrja u ndalohet shtetasve nga vende të ndryshme të botës që janë listuar mes vendeve me përhapje të lartë të koronavirusit.

Qëllimi është frenimi i përhapjes së variantit Delta me origjinë nga India dhe që është bërë shkak për një valë të re infektimesh në Shtetet e Bashkuara. Infektimet ditore e kanë tejkaluar 100 mijëshin këtë javë dhe vatra e përhapjes është Florida.

Këto shifra janë ndër më të lartat e 6 muajve të fundit. Vala nuk është parandaluar edhe pse sipas të dhënave më të fundit, rreth 70% e amerikanëve kanë marrë të paktën njërën nga dozat e vaksinës. Megjithatë vdekshmëria është e ulët ashtu si edhe në Britaninë e Madhe dhe shtetet e Bashkimit Europian, ku vaksinimi ka prekur rreth 60% të popullsisë.

Në dallim, Rusia e prekur po ashtu nga vala e Deltës dhe që ka nivele të ulëta vaksinimi ka vdekshmëri të lartë. Këtë të Enjte u njoftua për 794 vdekje, një tjetër shifër pranë rekordeve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *