Hysaj akord me Lacion, pritet vetëm zyrtarizimi






Lajm i bujshëm nga Italia, Elseid Hysaj akord me Lacion. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se mbrojtësi i Kombëtares, do të vijojë karrierën në klubin kryeqytetas, duke i dhënë kështu fund aventurës me Napolin.

hysaj222

Gazeta zbulon se palët kanë arritur akordin, teksa në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i Hysajt me fanellën e Lacios. Mbrojtësi shqiptar do të gjejë tek të kaltrit trajnerin Mauricio Sarri, i cili pak javë më parë mori drejtimin e të kaltërve pas largimit të Inzagit drejt Interit.

Me fanellën e Napolit, 27-vjeçari u aktivizua plot 6 sezone, teksa arriti të realizonte vetëm një gol. Më herët Hysaj ka qenë pjesë e Empolit që asokohe drejtohet nga Sarri. Me transferimin te Napoli, trajneri mori me vete edhe mbrojtësin shqiptar, teksa tashmë do të punojnë sërish së bashku te skuadra e Lacios.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *