“Hysaj po kalon moment të shkëlqyer, Gjimshiti një xhevahir”, Reja për gazetën italiane: Janë 11 mijë shqiptarë që luajnë në Itali

Trajneri Edi Reja ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane “La Gazzetta dello Sport”, në prag të sfidave që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin mars, ku foli për modulin e lojës së ekipit, teksa dha edhe një koment për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali.

edi reja

“Ngjitja në Ligën e Kombeve ka sjellë entuziazëm. Grupi është shumë i fortë. Anglia, Polonia dhe Hungaria duken larg, por në sport nuk nisesh asnjëherë si i humbur. Organizimi dhe motivimi, ndonjëherë bëjnë mrekulli.

edi

Hysaj po kalon një moment të shkëlqyer. Gjimshiti është një xhevair, ndërsa Kumbulla ka shumë hapësira për t’u përmirësuar. Moduli 3-5-2 na jep më shumë besim, por kemi përdorur shumë edhe atë 4-3-3 dhe 3-4-3.

reja

Në sistemin italian të futbollit, nga kategoritë më të ulta dhe deri lart ka 11500 lojtarë të federuar me origjinë shqiptare. Shumë prej tyre janë fëmijë të personave që lanë vendin e tyre në vitet 90’ për t’u transferuar në Itali”, e mbylli fjalën e tij tekniku italian.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *