I akuzuar për vrasje/ Nënkryetari i Listës Serbe pjesë e sanksioneve të ShBA-së kundër grupit të krimit të organizuar në veri të Kosovës (Emri)

i akuzuar per vrasje nenkryetari i listes serbe pjese e sanksioneve te shba se kunder grupit te krimit te organizuar ne veri te kosoves emri
i akuzuar per vrasje nenkryetari i listes serbe pjese e sanksioneve te shba se kunder grupit te krimit te organizuar ne veri te kosoves emri

Milan Radojiçiç nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është pjesë e sanksioneve që ShBA-ja. Departamenti i Thesarit sot vendosi ndaj grupit të krimit të organizuar që operon në veri të Kosovës.

Lista përfshin edhe bosin e krimit në veri, Zvonko Veselinoviçin dhe vëllain e tij Zharko Veselinoviç.

Sot, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të ShBA-së ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media,

Në komunikatë ndër të tjera  thuhet se Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviç kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts