I akuzuar si “banda e mafies”, arrestohet shefi i lartë i policisë ruse, publikohen pamjet e shtëpisë të mbuluar me ar (FOTO)

Një shef policie në Rusi është duke u përballur me kritika të ashpra në vendin e tij.

Kjo, pasi ai akuzohet për korrupsion. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Alexey Safonov.

Ai ishte me gradë kolonel në komisariatin Stavropol. Safonov, nëpërmjet korrupsionit dhe abuzimit me detyrën, kishte arritur të krijonte një pasuri marramendëse.

Ai kishte në zotërim një shtëpi ‘përrallore’ e ajo që binte në sy ishte tualeti, i larë i tëri me arë. Ai është pushuar së bashku me 35 oficerët e tij pasi akuzohen se drejtonin një bandë mafie.

Hetuesit thonë se banda zhvaste shoferë dhe merrte ryshfet për të financuar jetën e tyre luksoze.

Mediat ruse sakaq, kanë arritur dhe të zbulojnë pamje nga shtëpia e ish-kolonelit. Dyshemetë dhe muret janë veshura me mermer, ndërsa një pasqyrë e stilit barok varet në sfond pranë një dollapi të pikturuar me ar.

Një banjo e dytë ka një vaskë të madhe, lavamanët dhe një kabinë dushi po ashtu të pikturuar në ar, ndërsa nga tavani varet një llambadar i shtrenjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *