I bëhet atentat ministrit të Ugandës, vritet vajza dhe shoferi i tij, makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat (FOTO)

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një atentati të bërë ndaj ministrit të Punës dhe Transportit në Ugandë, Katumba Wamala.

Si pasojë e atentatit mafioz me armë, ka mbetur e vdekur vajza dhe shoferi i tij. Wamala ka arritur t’i shpëtojë atentatit, ndërsa nuk dihet shumë rreth autorëve apo shkaqeve.

Vetë ministri ka mbetur i lënduar nga atentati, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetës në spital.

Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, shihet ministri i mbuluar në gjak, ndërsa makina tip “Toyota” që ai vajza dhe shoferi po udhëtonin është bërë shoshë nga plumbat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *