“I bëri të cënueshëm ndaj presioneve”, OSBE ngre shqetësimin për publikimin e të dhënave të 900 mijë qytetarëve! Ministrat përdorën postin për fushatë








patronazhistet

Një prej problemeve shqetësuese në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, ishte databaza e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe puna e patronazhistëve.

Në raport thuhet se rrjedhja e preferencave politike ishte nje shqetësim serioz dhe i bëri votuesit të cënueshëm nga presionet.

“Fushatës i mungonte vrulli dhe mesazhet u përqendruan mbi udhëheqësit kryesorë të partisë, sesa mbi ligjërimin e mirëfilltë të drejtuar ndaj programeve politike. Praktikat e shkurtra të blerjes së votave, siç pretendohet nga shumë bashkëbisedues të vëzhguesve ndërkombëtar, mbetën një problem. Rrjedhja e të dhënave personale për rreth 900,000 qytetarë shqiptarë para zgjedhjeve, përfshirë preferencat e tyre politike, ishte një shqetësim serioz dhe i bëri votuesit të prekshëm nga presioni” – thuhet në raport.

OSBE/ODIHR i bën thirrje institucioneve shqiptare që të hetojnë dhe të dënojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale.

“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të kryejnë hetime të thelluara dhe të dënojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në zgjedhje” – thuhet në raport.

Zgjedhjet e 25 prillit, sipas OSBE/ODIHR shfaqën dhe një problematikë tjetër. Sipas raportit, ministrat përdorën postin e tyre për të bërë fushatë zgjedhore duke avantazhuar partinë në pushtet.

“Në kundërshtim të një kuadri të fuqishëm ligjor të vendosur për të ndaluar keqpërdorimin e burimeve administrative, ministrat vazhduan fushatën gjatë angazhimeve zyrtare. Kjo i dha partisë në pushtet një avantazh të rëndësishëm. Presioni mbi nënpunësit civil ishin një shqetësim” – thuhet në raport.

Lexoni edhe: Nga blerja e votës te patronazhistët dhe avantazhet e partisë në pushtet, OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 prillit

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *