I bllokuar në pus për 4 ditë, ndërron jetë 6-vjeçari

20:40 18/02/2022

Një fëmijë 6-vjeçar, i cili ishte bllokuar në një pus në Afganistan për katër ditë, për fat të keq ka ndërruar jetë. Ekipet e shpëtimit e nxorrën nga pusi djalin gjashtëvjeçar të quajtur Haider pasi punuan gjatë gjithë kohës për ta shpëtuar.

Një gazetar lokal tha për BBC se djali nuk reagonte dhe nuk merrte frymë kur u nxorr nga pusi në provincën jugore të Zabulit. Ekipet e shpëtimit kishin raportuar se nuk kishte dalë asnjë zë nga pusi që nga e enjtja.

“Haider ishte bllokuar në pus pasi kishtë rënë aty që ditën e martë”, tha një zyrtar nga departamenti i informacionit dhe kulturës në Zabul për BBC Pashto. Djali ra në pusin që mendohet të jetë 25 m i thellë.

“Me pikëllim të madh, i riu Haidar është ndarë nga ne përgjithmonë”, tha në një postim në Twitter, këshilltari i lartë i Ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Anas Haqqani./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.