I burgosuri merr peng dy rojet në një burg të Francës, alarmohen autoritetet

Dy gardianë burgu janë marrë peng nga një i dënuar në një burg të Francës.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë në Francë, e cila sqaron më tej, se njëri prej efektivëve është lënduar në syrin e djathtë. Po ashtu, ministria ka sqaruar se kanë nisur bisedimet për të siguruar lirimin e pengjeve në burgun Conde-sur-Sarthe.

Njoftohet se njësitë e sigurimit në burg janë mobilizuar dhe atje janë dërguar edhe forca shtesë, shkruan Reuters. Identiteti i autorit të dyshuar për këtë ngjarje nuk është bërë i ditur, por tashmë dihet se ai ka marrë një dënim të gjatë për përdhunim dhe vrasje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *