I dehur në timon, përplas një motomjet dhe largohet nga vendngjarja, pranga 41-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiarës ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi me iniciale P.D., dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në motomjet, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Krujë arrestuan shtetasin L. B., 41 vjeç, banues në në fshatin Bilaj, Krujë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 64 vjeç. Shtetasi L. B., në segmentin rrugor Ura e Gjolës – fshati Bilaj, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi P. D., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në motomjet, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts