I dëmtuan makinën gjatë natës në Shëngjin, ish-anëtarja e Këshillit Bashkiak akuza policisë: Zero gatishmëri, të marrë masa. Ja dyshimet e mia për ngjarjen

Automjeti i ish-anëtares së Këshllit Bashkian në Shkodrës, Alida Haxhisë është dëmtuar gjatë natës.

Në një komunikim për mediat, Haxhia ka thënë se nuk ka asnjë konflikt, dhe makina e kishte parkuar në ambientet e një resorti. Ndërsa shtoi se ka dyshimet e saj personale, por kërkon që ngjarja të zbardhet nga autoritetet.

Gjithashtu tregoi se policia nuk ka treguar gatishmërinë e saj, duke shtuar se ka mbërritur në vendin ee ngjarjes dy orë me vonesë.

“Unë jam qytetare shkodrane, quhem Alida Haxhia. Unë kam një biznes timin privat në Shkodër, operoj dhe në pjesën e politikës Shkodranë. Mbrëmë rreth orë 22:00 kam parkuar makinën time me targa të huaja, në ambientet e resortit. Sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona, por një dyshim timin personal e kam. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë natës, por asnjë person nuk më ka lajmëruar. Policia ka ardhur në vendngjarje pas dy orësh, i kam njoftuar direkt, por ka ardhur pas dy orësh. Nuk kam absolutisht asnjë konflikt, kam një banesë të vogël në Shëngjin dhe s’kam asnjë problem. Kërkoj që policia të marrë masa, por gatishmëria e policisë së Lezhës, ishte katastrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit”, ka treguar ajo.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts