I dënuar me vdekje/ Talebanët ekzekutojnë në burgun afgan udhëheqësin e ISIS së bashku me 8 persona të tjerë

Talebanët kanë ekzekutuar udhëheqësin e ISIS-K Abu Omar Khorasani.

Sipas “The Sun” ai ishte një figurë e celulës së copëtuar të DEASH -it në Afganistan e cila ishte pas shpërthimit të aeroportit të Kabulit që vrau të paktën 180 njerëz muajin e kaluar.

Fati i Khorasani mbeti i pasigurt pasi talebanët erdhën në pushtet dhe kapën burgun e ndyrë Pul-i-Charkhi, ku ai po mbahej në kryeqytet.

Disa raporte pohuan se ai u lirua së bashku me mijëra të burgosur të tjerë pasi kaosi përfshiu vendin. Por Ëall Street Journal raportoi se ai u qëllua për vdekje së bashku me tetë togerë. Gjatë fundjavës talebanët konfirmuan se ai ishte qëlluar për vdekje, sipas stacionit televiziv libanez al-Mayadeen.

Khorasani,  i njohur gjithashtu si Zia ul -Haq  ishte tashmë në dënim me vdekje. Ai ishte kapur nga forcat amerikane dhe afgane në një shtëpi jashtë Kabulit në maj 2020, dhe thuhet se ishte dënuar me vdekje dhe 800 vjet burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *