I dërguari i BE publikon foto me Escobarin: Rrugës për në Kosovë!

i derguari i be publikon foto me escobarin rruges per ne kosove

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, ka publikuar një fotografi me të dërguarin e SHBA-së në Ballkan, Gabriel Escobar.

Në foton e publikuar, Lajçak konfirmon se është duke shkuar për në Kosovë me zyrtarin e lartë amerikan.

“Rrugës për në Kosovë!”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Siparin e takimeve Lajçak dhe Escobar do e nisin me Presidenen Vjosa Osmani.
Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 16:00.

Pas presidentes, të dy diplomatët do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:00.

Lajçak në një intervistë të dhënë për mediat në Kosovë, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre, ka siguruar emisari evropian.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts