I dërguari i lartë i OKB-së për Libinë jep dorëheqjen

I dërguari i lartë i OKB-së për Libinë, Jan Kubis, ka dhënë dorëheqjen, një muaj përpara zgjedhjeve vendimtare në vendin e shkatërruar nga lufta, konfirmoi të martën një zëdhënës i OKB-së.

“Mund t’ju them se zoti Kubis ka dhënë dorëheqjen e tij dhe sekretari i përgjithshëm e ka pranuar me keqardhje,” tha Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

“Sekretari i përgjithshëm po punon për një zëvendësim të përshtatshëm. Të gjithë jemi plotësisht të vetëdijshëm për kalendarin zgjedhor dhe po punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar vazhdimësinë e udhëheqjes,” tha Dujarric në një konferencë të përditshme për shtyp.

Kubis nuk largohet menjëherë nga posti i tij dhe pritet të informojë Këshillin e Sigurimit për situatën në Libi, tha zëdhënësi, i cili refuzoi të thoshte se sa do të qëndrojë Kubis.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *