I dha fitoren kuqezinjve përballë Empolit të shqiptarëve, Kalulu: Nuk e lëshojmë kreun






Ndaj Empolit shënoi golin e tij të dytë në Serinë A dhe të parin për këtë se zon pas atij të vitit të kaluar ndaj Xhenoas. Të shtunën ai u bë golashënuesi i gjashtëmbëdhjetë për Milanin në këtë kampionat, por ajo që ka më shumë rëndësi janë tri pikët që i fali skuadrës. Francezi ka komentuar momentin personal dhe ekipor në një intervistë për televizionin e klubit e cila u transmetua dje.

kalulu

Si do t’i përkufizonit këto ndjesi që po përjetoni aktualisht? Janë emocione unike dhe ndihem tepër i lumtur. Jam mbrojtës, por ndjesia e golit është shumë e bukur. Uroj që të vazhdoj të luaj me këtë rendiment.

Rritja juaj është në sytë e klubit që synon rinovimin… Po luaj shumë. Sa më tepër minuta në fushë, aq më mirë është. Kam punuar për këtë ditë dhe nuk habitem për paraqitjet e mia.

Sa titullar e ndieni veten? Prej disa javësh jam pjesë e formacionit dhe është normale që të ndihem titullar. Gjithmonë ndihem i tillë pasi dua të punoj për të qenë gati nëse skuadra do të ketë nevojë për mua.

E mendoni se çfarë do të ndodhte nëse do të qëndronit te Lioni? Jo, nuk e mendoj e as që dua ta di. Bëra zgjedhjen time duke ardhur te Milani e nuk më intereson asgjë tjetër. Jam në një ekip ku ndihem mirë dhe nuk dua të mendoj për hipoteza.

Ndiheni më mirë si qendërmbrojtës apo si mbrojtës krahu? Janë dy role që i kam mbuluar në kohët e Lionit dhe i kam bërë edhe te Milani. Unë ndihem mbrojtës, ndaj detyra ime është që të luaj mirë si në qendër ashtu edhe në krah. Ajo që mund të them është se duke luajtur në krah kam mësuar gjëra që më nevojiten tani që po aktivizohem në qendër.

Mund të na e përshkruani golin Empolit? Shënova si sulmues apo jo? (qesh). Duke lënë mënjanë shakatë, pashë topin që mbeti aty dhe nuk u mendova shumë për të goditur. Për fatin tim shkoi në rrjetë.

Me Tomorin duket se po funksionon? Flasim shumë, i njohim cilësitë e njëritjetrit dhe japim të pamundurën në çdo duel. Kemi statistika të mira dhe shpresoj që të vijojmë me këtë ecuri edhe në të ardhmen.

Për çfarë u fol në dhomat e zhveshjes? Unë fola për golin, por atmosfera ishte e qetë dhe të gjithë ishim të kënaqur. Deri të shtunën menduam për Napolin, ndërsa tani po mendojmë për Kaljarin. Nga ana ime mundem vetëm të falënderoj shokët dhe trajnerin për besimin.

Po shokët çfarë ju thanë? Bënin shaka me mua. Shënova me të majtën që nuk është këmba ime më e mirë. Më përgëzuan të gjithë.

REINOLD BAKALL – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.