I dhuroi fitoren Devollit ndaj Butrintit, Paolo Ivani sërish protagonist: Luftojmë deri në fund për ngjitjen



Butrinti thyhet pas 4 muajsh në grupin B të Kategor isë së Dytë dhe si për ironi të fatit, në humbjen e parë pas 9 fitoreve radhazi, lë kreun e renditjes. Devolli është treguar kockë e fortë në shtëpi, duke u shkaktuar një disfatë ndoshta të papritur sarandjotëve të drejtuar nga Milto Gurma, i cili vetëm pak ditë më parë u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Devolli

FSHF e kishte vlerësuar në maksimum këtë takim, duke dërguar dje në Devoll gjyqtarin me stemën e FIFAs, Enea Jorgji. Skuadra e Trifon Merakut iu gëzua fitores në fund, ku vendos sërish sulmuesi Paolo Ivani. Ky i fundit fillimisht fitoi një penallti në minutën e 13- të.

Devolli-Butrinti

Kapiteni Pere e ktheu në gol 11- metërshin, por reagimi i miqve ishte i menjëhershëm. Në zhvillimet e një goditjeje këndi, Perreira godet me kokë dhe barazon, duke bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1. Pjesa e dytë fillon përsëri e vrullshme, me miqtë që duan të shfrytëzojnë shtatlartësinë e Mario Gurmës. Loja është e ekuilibruar, teksa Devolli shfrytëzon në maksimum kundërsulmet. Qeleshi shërben bukur për Xhoni Ivanin dhe ky i fundit më pas jep një asist në zonë për vëllain e tij, Paolo Ivani, i cili nuk fal. Pavarësisht përpjekjeve të Butrintit, ndeshja u mbyll 2-1.

Devolli6

Ndërkohë, për “Panorama Sport” pas përfundimit të sfidës foli golashënuesi Ivani. “Jemi kënaqur me këtë fitore. Kemi punuar shumë gjatë javës dhe tashmë e ndiejmë veten të çliruar, pasi kemi mundësi me grupin që kemi, të ngjitemi një kategori më lart përmes fazës ‘play off’. Duhet të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive”.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *