I doli video me akte seksuale, Papa Francesku pranon largimin e peshkopit nga detyra

18:56 19/08/2021

Peshkopi brazilian jep dorëheqjen pasi “video eksplicite e tij duke kryer një akt seksual” doli në internet gjatë hetimit të Vatikanit mbi pretendimet se ai “injoroi abuzimin seksual”

Një peshkop brazilian dha dorëheqjen të mërkurën, më pak se një javë pasi një video u përhap në mediat sociale që shfaqte dikë, që supozohej se ishte ai, duke u masturbuar.

Papa Françesku pranoi dorëheqjen e Peshkopit Tomé Ferreira da Silva, i cili mbikëqyri një dioqezë në shtetin e Sao Paulos, Sao Jose do Rio Preto.

Që nga viti 2015, Ferreira thuhet se ishte hetuar nga Vatikani për akuza të tjera, përfshirë dyshimin se injoroi raportet e abuzimit seksual në dioqezën e tij.

Vatikani, konferenca e peshkopëve brazilianë dhe dioqeza e Ferreira njoftuan të gjithë dorëheqjen, por nuk dhanë detaje mbi shkakun.

Asnjë nga të tre nuk iu përgjigj pyetjeve me email nga AP nëse peshkopi ishte njeriu në video apo çfarë fshihej pas largimit të tij.

Personi në video i ngjan Ferreira dhe gazeta lokale Diario da Regiao raportoi se në një intervistë të shkurtër, Ferreira konfirmoi se ishte imazhi i tij, pa dhënë detaje të tjera.

Ata gjithashtu nuk iu përgjigjën kërkesave për komente mbi raportet e lajmeve që peshkopi ishte hetuar më parë nga Vatikani.

Media e huaj Globo raportoi në 2018 se dioqeza Sao Jose do Rio Preto ishte objektivi i një hetimi të Vatikanit ku Ferreira injoroi raportet e abuzimit dhe se kishte shkëmbyer mesazhe seksuale me një adoleshent.

Në atë kohë, ai citoi arsye personale gjatë dorëheqjes si koordinator rajonal i kryepeshkopatës Ribeirao Preto, pjesë e së cilës bën pjesë Sao Jose do Rio Preto dhe ku mbeti peshkop.

Në vitin 2015, ai thuhet se u akuzua sepse mori një sasi të madhe parash nga kisha dhe ia dha shoferit të tij, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje romantike.

Vatikani thuhet se nisi një hetim në atë kohë dhe ai mohoi pretendimet.

Shpejtësia me të cilën Françesku e hoqi peshkopin pasi u shfaq videoja sugjeron se ishte toleromi i fundit, duke pasur parasysh problemet e raportuara më parë.

Vatikani ndonjëherë mund të marrë vite për të hetuar dhe sanksionuar një peshkop përmes një hetimi të plotë, por në këtë rast rënia e tij erdhi brenda disa ditësh nga shfaqja e videos.

Papa të mërkurën emëroi si zëvendësuesin e tij të përkohshëm Kryepeshkopin Moacir Silva të Ribeirao Preto. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *