I dorëzoi Ballës detyrën e ministrit të Brendshëm, Çuçi: I bindur se do e çojë para punën ne këtë institucion

Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për herë të parë pas shkarkimit nga detyra.

Çuçi u shpreh se funksionet publike janë të përkohshme dhe se ajo çfarë mbetet është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

Sakaq, ai shtoi se ka besimin se pasardhësi i tij Taulant Balla së bashku me ekipin e vetë do çojë përpara punët në këtë institucion.

“Funksionet publike janë të përkohshme. Çfarë mbetet e ka vlerë të pashlyeshme është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga ne. I dorëzova sot Taulantit një #ExitMemo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts