I dyshuar si spiun rus, ekstradohet nga Gjermania në Britaninë e Madhe një roje sigurie e ambasadës britanike

20:29 06/04/2022

Një roje sigurie në ambasadën britanike në Berlin, i dyshuar si spiun rus është ekstraduar nga Gjermania dhe do të paraqitet në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ditën e nesërme.

Sipas policisë, 57-vjeçari David Smith u arrestua nga policia gjermane më 10 Gusht të vitit të kaluar dhe akuzohet se kishte mbledhur informacion nga ambasada britanike në Berlin, me qëllim që t’ia përcillte atë një shteti tjetër, në këtë rast Rusisë.

Prokuroria tha se një nga nëntë akuzat lidhet me pretendimet se ai i ka dhënë informacion një personi që ai besonte se ishte përfaqësues i shtetit rus.

Veprat penale supozohet se janë kryer midis Tetorit 2020 dhe Gushtit 2021.

“Pas shqyrtimit të çështjes dhe autorizimit të akuzave, ne morëm një urdhër ekstradimi dhe punuam ngushtë me homologët tanë gjermanë për ta rikthyer zotin Smith në MB”, tha Nick Price, kreu i Divizionit Special të Krimit dhe Kundër Terrorizmit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *