“I fiksuar pas Amerikës”/ Publikohen foto, ky është 23-vjeçari që shkaktoi masakër në Angli me 5 të vrarë, përfshirë nënën e tij dhe një 5-vjeçare

Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Jake Davison, i cili shkaktoi një ditë më parë masakër me 5 të vrarë në Britani të Madhe, përfshirë nënën e tij, motrën dhe vëllanë.

Më pas, ai qëlloi me armë drejt një vajze të re, që po shëtiste në një park të Plymouth-it së bashku me familjen dhe qenin. Pas kësaj, ai ktheu armën nga vetja dhe i dha fund jetës.

I riu është identifikuar si një punonjës vinçi, i fiksuar pas armëve amerikane. Nëse bën një kërkim në “Facebook-un” e tij shikon se ka qindra statuse dedikuar Amerikës, fotografi të flamurit të saj, statujës së Lirisë, si dhe fjalë propagandistike të huazuara nga mendimtarë amerikanë ndër shekuj.

Nuk dihet se përse e ka shkaktuar këtë tragjedi Davison, ndërsa policia, është duke hetuar të gjitha pistat, për të zbardhur të vërtetën e kësaj historie të trishtë.

strong>(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *