I ftohti ekstrem ‘mbërthen’ Kinën, temperaturat shkojnë në -50 gradë Celsius

i ftohti ekstrem mberthen kinen temperaturat shkojne ne 50 grade celsius
i ftohti ekstrem mberthen kinen temperaturat shkojne ne 50 grade celsius

I ftohti ekstrem ka ‘mbërthyer’ Kinën. Temperaturat thyen një rekord 64-vjeçar në rajonin e largët perëndimor të Kinës, Xinjiang, ku termometri shënoi deri në minus 52.3 gradë Celsius, pas festës së Vitit të Ri Kinez.

Media shtetërore tha se rekordi i së dielës në qytezën Tuerhong të qarkut Fuyun ishte më i ulëti që nga fillimi i regjistrimeve në Xinjiang, duke tejkaluar një temperaturë prej minus 51.5 gradë Celsius, e vendosur më 21 janar 1960.

Moti ekstrem i Kinës gjatë vitit të kaluar ka variuar nga stuhitë deri te shiu i rrëmbyeshëm dhe nxehtësia rekord. që u panë gjatë verës, si dhe disa tajfunë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts