I gjeti të gjithë anëtarët e familjes të vdekur, 26-vjeçari rrëfen tmerrin kur kuptoi se kishte humbur 6 njerëzit më të dashur

21:36 18/05/2022

Oficeri 26-vjeçar Ivan Simoroz nga Borodyanka, afër Kievit ka treguar për BBC News tragjedinë më të madhe të jetës së tij.

“Më 26 Shkurt, ne po bisedonim në stacionin e policisë dhe më pas dëgjuam një bum të fortë. Toka po dridhej, fillova të thërras secilin nga të afërmit e mi, gruan, vëllain, nënën, babanë, gjyshen. Kam kuptuar se diçka e keqe kishte ndodhur.”

Në foto: Ivan Simoroz

Ivan kishte dëgjuar bombardimet dhe e dinte se diçka ishte sulmuar, por nuk ia kishte idenë se çfarë. Ai u nis me makinë me shefin e policisë dhe disa kolegë në shtëpinë e tij në rrugën Tsentralna dhe para syve të tij iu shfaq shtëpia e rrënuar.

“Tmerr. Luftë. Ishte shumë e frikshme dhe e vështirë për t’u kuptuar. Shpresoje se dikush ishte ende gjallë, ndoshta ata ishin fshehur në bodrum”, tregon ai.

Fqinjët dhe të afërmit mbërritën shpejt për ta ndihmuar në kërkimin e njerëzve të tij të dashur.

Në foto: Ivan Simoroz (djathtas) fotografuar me (nga e majta) vëllain e tij, Petro, 21 vjeç, babain e tij, Vasyl, nënën Natalya dhe gruan, Olena, 27 vjeç

Ivani e gjeti nënën e tij së pari, të shtrirë të vdekur afër frigoriferit. Më pas, 200 metra larg ai gjeti trupin e vëllait të tij më të vogël. Ai kishte humbur të dy këmbët dhe duart.  Pastaj gjeti gjyshen e tij të vdekur, të mbuluar me tulla. Tezja e Ivanit gjeti vajzën e tij njëvjeçare, Polina, në një divan, ende duke marrë frymë. Pastaj u gjet gruaja e Ivanit. Pastaj babai i tij. Të dy të vdekur. Fatkeqësisht, Polina  e vogël vdiq në spital pak më vonë.

Në foto: Vajza e Ivanit, Polina, vdiq në spital më vonë atë ditë

Atë ditë, Ivan humbi gjashtë anëtarë të familjes së tij. Shtëpia e Ivanit ishte e para që u godit në Borodyanka dhe më pas qyteti do të bëhej një nga vendet më të bombarduara në këtë luftë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.