“I helmuar në pabesi”- Presidenti Meta kujton Petro Nini Luarasin: Amanetet dhe vepra e tij, motivim në shërbim të kombit










pjimage - 2021-08-17T140331.033

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale ndarjen nga jeta, si sot 110 vite më parë të rilindasit, patriotit dhe Mësuesit të Popullit, Petro Nini Luarasi.

Kreu i shtetit thotë se “amanetet dhe vepra e tij frymëzuese mbeten përherë motivim në shërbim të kombit dhe arsimit shqip!”.

POSTIMI I PLOTE

I helmuar në pabesi, si sot 110 vite më parë, u nda nga jeta martiri i gjuhës dhe shkollës shqipe, rilindasi i shquar i Kolonjës së dijes, kulturës dhe atdhedashurisë, patrioti i paharruar dhe Mësuesi i Popullit, Petro Nini Luarasi.

“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim, që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”

Amanetet dhe vepra e tij frymëzuese mbeten përherë motivim në shërbim të kombit dhe arsimit shqip! ✒️📖🇦🇱

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *