I implikuar në veprimtari droge, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

i implikuar ne veprimtari droge arrestohet 32 vjecari ne durres
i implikuar ne veprimtari droge arrestohet 32 vjecari ne durres

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte i implikuar në veprimtari droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. C., banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shkon 53 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts