I infektuar me COVID-19, aktori Çun Lajçi: Nëse shpëtoj s’do të jetë nevoja të më blini lule dhe të më zmadhoni fotografinë

Aktori dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social ‘Facebook’ lajmin se është prekur nga koronavirusi.

Ai ka folur në lidhje me gjendjen e tij e po ashtu ka dërguar edhe një mesazh.

Lajçi theksoi se në rast se bëhet mirë të gjithë kanë për të shpëtuar, pasi nuk do të detyrohen t’i blejnë lule dhe t’ia zmadhojnë fotografinë e tij, nëse do të vdes.

Postimi i plotë i aktorit (pa ndërhyrje):
“Nëse…!
Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! PoKam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!
Dardani, 28.03.2021″, ka shkruar ai.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë ndërroi jetë humoristi shqiptar, Rasim Thaçi-Cima, i cili gjithashtu ishte i shtrirë prej disa ditësh në spital nga COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *