I infektuar me Covid-19/ Ish-ministri i Jashtëm kërkon ndihmë për babanë, për të siguruar me urgjencë plazmë gjaku

Gent_Cakaj-ministri-detyre

Ish-ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka bërë thirrje për ndihmë për babain e tij, i cili ndodhet në gjendje kritike për shkak të koronavirusit dhe ka nevojë për plazmë gjaku për grupin A pozitiv.

“I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

“Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!“, shkruan Cakaj ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTE

Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!

Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!

Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!

Sinqerisht,
Genti

mesazhi i gent cakaj

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *