Kreu i Bindja Demokratike, Astrit Patozi e ka krahasuar lëvizjen e Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike, me një luftë.
“Kjo lëvizja e Berishës për pronësinë e Partisë Demokratike ngjason shumë me luftën italo-greke në vitet 40-41 të shekullit të kaluar”, shkruan Patozi në rrjetet sociale.
Sipas tij, “foltorja e Berishës i ka qartazi kundër superfuqitë”.
POSTIMI I PLOTE
FOLTORJA, SI LUFTA ITALO-GREKE
Kjo lëvizja e Berishës për pronësinë e Partisë Demokratike ngjason shumë me luftën italo-greke në vitet 40-41 të shekullit të kaluar .
Kur Italia iu vërsul Greqisë për ta pushtuar, por ushtria e saj u thye keq dhe përleshja pastaj u zhvendos në Shqipëri. Dhe ata, që u nisën të marrin Athinën për dy javë, e panë veten shumë shpejt të pushtuar nga greku.
Sepse të gjithë idhtarët e Doktorit para gjashtë muajsh u nisën për të rrëzuar Ramën, kurse tani po kërkojnë të çlirohen nga “pengu” i tij Lulzim Basha.
Vetëm se Italinë atëherë e ndihmoi Gjermania si aleate e madhe ushtarake që të shpëtonte nga turpërimi. Kurse foltorja e Berishës i ka qartazi kundër superfuqitë.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al