“I ka vendosur një armë në kokë Ukrainës”/ Johnson paralajmëron sanksione ndaj Rusisë: Nuk mund të bëjmë pazare për një Europë të lirë, kontinenti jonë nuk do të ndahet më!

Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë të kontribuojë me NATO-n nëse Rusia pushton Ukrainën, tha kryeministri Boris Johnson.

Ai i tha Parlamentit se qeveria e tij gjithashtu nuk do të hezitonte të ashpërsonte sanksionet ndaj Moskës për krizën, pasi ai paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin kundër një inkursioni “kundërproduktiv”.

“Ne nuk mund të bëjmë pazare për vizionin e një Evrope të plotë dhe të lirë që u shfaq në ato vite mahnitëse nga 1989 deri në 1991”, tha Johnson, duke iu referuar rënies së Murit të Berlinit dhe rënies së Bashkimit Sovjetik.

“Duke shëruar ndarjen e kontinentit tonë nga Perdja e Hekurt, ne nuk do ta rihapim këtë ndarje duke rënë dakord për të përmbysur rendin e sigurisë evropiane, sepse Rusia i ka vendosur një armë në kokë Ukrainës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *