“I kemi dhënë fund lidhjes tonë”- Ylli i Formula 1 ndahet nga e dashura modele: Ju lutem respektoni privatësinë e saj









Ylli i Formula 1, Lando Norris është ndarë nga e dashura, Luisinha Oliveira 8 muaj pasi bënë lidhjen publike. Dyshja konfirmuan se ata ishin në një romancë në janar pas disa muajsh spekulimesh. Norris postoi foto në Instagram me modelen të cilën e quajti “rreze ime e diellit”.

Luisinha Oliveira Lando Norris1

Por dyshja kanë vendosur të ndahen dhe ylli i McLaren njoftoi vendimin në mediat sociale. 22-vjeçari shkroi: “Luisa dhe unë kemi vendosur reciprokisht t’i japim fund lidhjes sonë, por të mbetemi miq të mirë. I uroj asaj çdo të mirë dhe kam kaq shumë respekt për të dhe gjithçka që ajo bën si një grua e mahnitshme dhe e fortë, me asgjë tjetër veç mirësi. Ju lutemi respektoni vendimin tonë, por më e rëndësishmja veçanërisht privatësinë e saj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund.”

Luisinha Oliveira

Oliveira nuk ka komentuar ende për ndarjen, ndërsa në një postim në rrjetet sociale që duket se i referohej fundit të romancës me 22-vjeçarin shkroi: “Gëzojeni çdo moment të caktuar”.

Luisinha Oliveira Lando Norris

Ndarja e Norris dhe Oliveira vjen si surprizë pasi ata publikon foto së bashku ku dukeshin të lumtur vetëm 4 javë më parë.

Oliveira postoi një foto të saj dhe të yllit të F1 duke buzëqeshur ndërsa kishin veshur bluze me ngjyrë me mbishkrimin shoqërues: “Matchy matchy!”

Luisinha Oliveira Lando Norris2

22-vjeçarja është motra e vogël e aktorit portugez Beatriz Barosa. McLaren po shpreson që ndarja e Norris të mos shkëpusë vëmendjen e tij përpara Çmimit të Madh të Holandës të së dielën.

Luisinha Oliveira1

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com