“I keni kthyer zyrat në bordello”, deputeti Sula me tone të ashpra në Kuvend: Rrogat na i rritët për të na mbyllur gojën

i keni kthyer zyrat ne bordello deputeti sula me tone te ashpra ne kuvend rrogat na i rritet per te na mbyllur gojen
i keni kthyer zyrat ne bordello deputeti sula me tone te ashpra ne kuvend rrogat na i rritet per te na mbyllur gojen

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra sot në Kuvend, duke folur edhe për videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Ai tha se zyrat e shtetit janë kthyer në “bordello dhe askush nuk flet”, duke shtuar se kjo ndodh për shkak se kanë interesa për të fituar tendera.

Ai i ka bërë thirrje edhe opozitës, që të mos “mbyllë sytë”, por të denoncojë rastet e abuzimeve edhe korrupsionit.

I keni kthyer zyrat e shtetit në bordello, dhe tu vij turp. Ka pasur problematika gjithmonë, por e dimë të gjithë që nuk reagojnë. Ky vend po shkon drejt greminës, sepse po ngel vetëm një parti dhe vetëm një regjim, dhe opozita nuk po bën punën dhe nuk denoncon sepse janë të lidhur me biznese. Të dalë opozita këtu dhe të denoncojë kush janë ata që janë të lidhur dhe bëjnë biznese marrin tendera, si nga kjo parti e nga partia tjetër. E turpshme që për nja mandat t’i lëpihet pushtetit dhe për të marr një rrogë, dhe ajo rritje rroge që u bë, u bë për të na mbyllur gojën ju e ne”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts