“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha”/ Basha nxjerr videon: Po riciklon akuzat e Ramës, por asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD-në








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, i cili e akuzoi atë për dy dosje të rënda.

Sipas Bashës, Sali Berisha po riciklon akuzat e Edi Ramës, por asnjë trillim, thotë lideri demokrat nuk do ta bunkerizojë PD-në.

Basha shprehet se PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale.

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale”, shkruan Basha në twitter.

Sot nga foltorja me demokratët e Librazhdit, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se do të shkojë në SHBA me dy dosje, që sipas tij jane shume te renda.

“Sot ai ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA. Unë do ti them dy fjalë: Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saimir Tahiri me dosjen ‘Habilaj’ në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Tre vjet më parë u nis për në SHBA, doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën, çfarë ndodhi? Se po të vinte do arrestohej. Dosja Muzin është një dosje përvëluese për peng Bashën. Edhe Saje qorri shkoi me dosjen Habilaj dhe ja ku e ka në kurriz dhe kalon nga gjykata në gjykatë.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.