I kishte bërë vërejtje vajzës, nëna nga Ferizaj bën për spital mësuesen

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës, ku një 35-vjeçare ka dhunuar mësuesen e vajzës së saj. Ngjarja ndodhi në shkollën “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok.

Shkak është bërë një vërejtje që mësuesja kishte bërë ndaj vajzës, ndërkohë që 35-vjeçarja nuk ka rënë dakord dhe e ka sulmuar atë. 58-vjeçarja ka përfunduar në spital me lëndime në trup.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak, se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”. E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar “Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi””, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *