I kishte mbetur dhe 1 vit dënim, 29-vjeçari i burgosur shqiptar i jep fund jetës në burgun e Salernos

Një i burgosur shqiptar 29-vjeçar, i dënuar me dënim të formës së prerë dhe përfundim të dënimit në vitin 2023, vrau veten mbrëmë në burgun e Salernos, duke u vetëvarur. Lajmin e ka dhënë Emilio Fattorello, sekretar për Campanian i Sindikatës Autonome të Policisë së burgut (Sappe).

Sapo kishte kaluar mesnata kur gardianët e burgut në detyrë gjatë një kontrolli, gjetën trupin e të burgosurit të varur në kangjellat e dritares së qelisë. Çdo përpjekje për reanimim ishte e kotë. 29-vjeccari ishte i vetëm në qeli dhe kjo e bëri më të lehtë të ndërmerrte aktin ekstrem.

Ngjarja ka lënë të tronditur të gjithë efektivët e policisë dhe të burgosurit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.