I lidhin në shtëpi, gruaja dhe fëmijët e sulmuesit shikojnë tmerrin me sy






Familjarët e sulmuesit të njohur izraelit, Eran Zahavi, kanë parë tmerrin më sy ditën e djeshme, kur futbollisti po përgatitej për ndeshje me PSV-në.

zahavi kukeli

Disa grabitës, kanë shkuar në shtëpinë e sulmuesit të PSV-së, për të marrë sende dhe vlera monetare. Sipas rrëfimit të bërë nga gruaja e lojtarit, ata pasi kishin hyrë në shtëpi të maskuar, kishin lidhur fëmijët së bashku me nënën e tyre, duke i mbajtur nën kërcënim, deri sa të merrnin atë që dëshironin dhe për t’u larguar më pas.

Sapo mori vesh lajmin, Zahavi braktisi grumbullimin me skuadrën e tij, duke shkuar menjëherë në shtëpi, aty ku takoi familjarët të cilët për fat të mirë nuk kishin ndonjë problem.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *