“I listova pasuritë e mia, por…”- Kostaq Papa: Kur isha i vogël më morën shtëpinë. Ja çfarë kërkon deputeti i opozitës së re nga shteti






Në fjalën e mbajtur në Kuvend, deputeti Kostaq Papa kërkon t’i kthehet një shtëpi të cilën pretendon se ia ka marrë shteti 50 vite më parë. Deputeti u shpreh se shteti nuk mund t’i kthejë dot fëmijërinë dhe ëndrrat, por kërkoi që të paktën t’i kthejë shtëpinë.

 “Unë i listova pasuritë e mia por njëra prej tyre edhe pse është e listuar nuk ekziston. Shteti ka ende pasuri që ia ka marrë qytetarëve në mënyrë të paligjshme. Kështu edhe mua para 50 vitesh kur unë isha i vogël shteti më mori rininë, fëmijërinë më mori dhe shtëpinë. Dhe ende nuk ma ka kthyer. Dhe unë iu drejtova kryeparlamentarit, i cili tha se do më ndihmonte, për dijeni edhe kryeministrit. Takova dhe drejtues të pushtetit lokal të kryeqytetit të Tiranës ku unë jam si deputet për ta mbyllur këtë gjë sipas të drejtës që më takon.

Qoftë edhe pas 50 vitesh. Dhe pse shteti nuk më kthen dot fëmijërinë, as ëndrrat por të paktën të më kthejë shtëpinë. Si deputet jam betuar se nuk do të prek asnjë pasuri publike, asnjë qindarkë. Unë i kam listuar pasuritë e mia aty. Shteti mua ma mban akoma, edhe pse kam pasuri të tjera që duhet të mi kthejë. Kur shteti vepron me ne kështu mendoni si vepron me qytetarët e thjeshtë”, tha Papa.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *