“I lumtur dhe krenar për skuadrën”, Inzagi pas humbjes me Liverpulin: I bëmë ballë një nga më të fortave në Europë








Simone Inzagi e ka komentuar pozitivisht ndeshjen e sotme të Interit, edhe pse skuadra e tij doli e mundur nga fusha e lojës. Pas humbjes 0-2 ndaj Liverpulit në “San Siro”, tekniku u shpreh se shihte shumë gjëra pozitive, edhe nga një rezultat i tillë.

inzagi

“Shpresoj që të mos takojmë Liverpulin në çdo ndeshje. Jam i lumtur dhe krenar për skuadrën, për fat të keq, në momentin më të mirë nuk u shpërblyem dhe në pavëmendjen e parë, bënë një gol të pabesueshëm. I kam bërë komplimente skuadrës, më vjen keq për rezultatin por duhet të jetë një ogur i mirë për gjithçka që duhet të vijë më pas.

Liverpuli mendoj se është një prej skuadrave më të forta në Europë dhe Interi im e përballoi denjësisht, meritonim më shumë nga ndeshja. E dimë që futbolli është i tillë, por kjo duhet të na dhurojë më shumë vetëbesim.

Është e vështirë të komentosh një rezultat të tillë, por e dimë që kështu është futbolli. Duhet të ecim para, kjo duhet të jetë një pikënisje. Mendoj se që nga fillimi i vitit nuk kishim luajtur ndaj një skuadre të fortë si Liverpuli”, tha Inzagi pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.