“i lumtur nëse Juve, Real e Barça largohen nga Champions”, befason Ceferin: Janë përpjekur të vrasin futbollin…





Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i ka suprizuar të gjithë me deklaratën e dhënë së fundmi, në lidhje me 3 skuadrat rebele të Superligës Europiane. Bëhet fjalë për Realin e Madridit, Barcelonën dhe Juventusin. Në prononcimin e tij, Ceferin është shprehur se do të ishte i lumtur nëse këto 3 klube do të largoheshin nga Champions-i.

Ceferin 2

“Nuk do ta kisha problem dhe do të isha i lumtur nëse ata largoheshin”, ka thënë fillimisht Ceferin në një intervistë të botuar këtë fundjavë në “Der Spiegel”.

“Është shumë qesharake që ata duan të krijojnë një garë të re dhe në të njëjtën kohë ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Këto tre klube thjesht kanë udhëheqës të paaftë. Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Anjeli janë përpjekur të vrasin futbollin”, u shpreh Ceferin

Presidenti i UEFA-s ka goditur në veçanti Florentino Perezin, duke iu përmendur dështimin e transferimit të KIlian Mbape.

“Ai po kritikon UEFA-n dhe thotë se klubi mund të mbijetojë vetëm me një Superligë Europiane dhe pastaj po përpiqet të nënshkruajë me Kilian Mbape për 180 milionë euro”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *