I mbijetoi kampit famëkeq nazist, Papa Françesku i habit të gjithë, i puth tatuazhin të moshuarës bjelloruse

Papa Françesku ka habitur me veprimin e tij, teksa ka puthur tatuazhin e një guraje që mbijetoi në kampin e përqendrimit Aushvic.

Gjatë një grumbullimi besimtarësh këtë të mërkurë, Papa u takua me Lidija Maksimoviç, e cila u dëbua nga Auschëitz-Birkeau nga Bjellorusia, kur ajo ishte tre vjeç. Ajo tregoi Papës numrin që nazistët i shkruan në krahë, e në këtë moment, Papa Françesku u përkul dhe e puthi.

Maksimoviç, u shpreh për “Vatican Neës” se nuk ka shkëmbyer fjalë me Papën, ndërsa ka shtuar se e kanë kuptuar numrin e njëri-tjetrit nëpërmjet syve. Maksimoviç kaloi tre vite në seksionin e fëmijëve në Auschwitz, ku iu nënshtrua ekspertimeve nga Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i vdekjes”.

Kur kampi u çlirua, ajo u birësua nga një familje polake.

Papa më parë ka bërë homazhe për të mbijetuarit e Holokaustit, duke përfshirë një vizitë në Qendrën Përkujtimore Yad Vashem në Izrael në vitin 2014, si dhe një vizitë tek shkrimtarja dhe poeti 88-vjeçar hungarez Edith Brook në apartamentin e saj në Romë në shkurt të këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *